Klubi anglez ndalon “Fantasy football” për futbollistët!

 

Aston Villa ka ndaluar lojtarët e skuadrës që të luajnë “Fantasy football”. Arsyeja është e pabesueshme: gjithçka ka ardhur nga dëmtimi i kapitenit të ekipit Xhek Grealish, i cili nuk ka luajtur të dielën kundër Lester Sitit.  Problemi është se, duke qenë se bëhet fjalë për një lojë me liga, ndeshje dhe ekipe publike, kanë qenë të shumtë ata që kanë vënë re shokët e ekipit të Grealish, që e kishin hequr nga formacioni titullar, duke konfirmuar në mënyrë indirekte dëmtimin e tij.

 

Një rast ky që ka tërbuar klubin, i cili ka vendosur t’ia ndalojë lojën të gjithë pjesëtarëve të tij. Në Premier Ligë ende diskutohet shumë për “Fantasy football” dhe është ngritur pyetja nëse duhet konsideruar një problem. Për rrjedhojë, ka mundësi që të merret ndonjë vendim zyrtar në lidhje me lojën.

LEXO EDHE:

Back to top button