Klubi i Ibrahimoviçit, transferon vëllain e Valon Berishës

Klubi suedez, Hammarby, që është nën pronësinë e yllit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka bërë zyrtare përforcimin më të ri të skuadrës, i cili është me prejardhje kosovare.

Bëhet fjalë për vëllain e Valon Berishës, Veton Berisha, i cili tani ka nënshkruar kontratën e tij katër vjeçare me klubin suedez. Hammarby si duket është i fiksuar me futbollistë kosovarë, pasi që pas largimit të Astrit Selmanit, e zëvendësoi këtë të fundit me Berishën.

Sulmuesi 28 vjeçar lë skuadrën e Viking në Norvegji, ku në sezonin aktual është aktivizuar në 12 ndeshje, ndërsa ka arritur të regjistrojë tetë gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button