Kokainë me vlerë 1.5 mln euro, arrestohen tregtarët e drogës nga Ballkani

Kokainë me vlerë 1.5 mln euro, arrestohen tregtarët e drogës nga Ballkani

Policia austriake arriti të binte në gjurmët e një bandë droge nga Ballkani që shisnin drogë në Europë

Njësia për luftimin e krimit në rrugë, pas një hetimi intensiv, arrestoi tre persona të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.

Ata janë shtetas të Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë dhe Kroacisë, të cilët u arrestuan në lagjen 14 të Vjenës (Pencing).

Të arrestuarve iu gjetën 11.3 kilogramë kokainë, vlera e së cilës llogaritet rreth 1.5 milionë euro, si dhe para të gatshme në shumën prej 8.990 euro.

Gjithashtu u gjet një armë me numër serie të hequr dhe një automjet i përdorur për kontrabandë droge.

Nga hetimet rezultoi se dy të arrestuarit transportonin drogë nga Hamburgu në Vjenë dhe më pas e ruanin në bodrumin e shtëpisë së anëtarit të tretë të bandës.

Gjysma e totalit prej 11.3 kilogramësh kokainë u gjet në bodrum, ndërsa pjesa tjetër në një makinë dhe në një çantë shpine, njoftoi policia./euronews/

 

LEXO EDHE:

Back to top button