Kolltuku i ministrit të drejtësisë mbeti bosh

Kolltuku i ministrit të drejtësisë mbeti bosh

Gazetar: Adrian Kerimi

Për herë të parë në vend ndodh që një ministri të mbetet pa ministër dhe pa zëvendësministër. I tillë është fati i resorit të Drejtësisë, për shkak se të hënën Kuvendi konstatoi dorëheqjet e ministrit, Nikolla Tupaçeski dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiu. Referuar Kushtetutës, me konstatimin e dorëheqjes përfundon çdo e drejtë e ministrit dhe zëvendësministrit në këtë rast me organin shtetëror. Për momentin, në Drejtësi nuk mund të nënshkruhet asnjë akt i cili duhet të ketë fuqi juridike për zbatim. Një nga aktet që pret nënshkrimin e ministrit është Eurobligacioni i dërguar nga Qeveria. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Tupaçeski është shkarkuar dhe se nuk ka të drejtë nënshkrimi si ministër.

“Nga 14.02.2023, Nikolla Tupançeski është në marrëdhënie punë në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë”. Kërkesa e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e mendimit juridik mbi Eurobligacionin ka arritur në Drejtësi më datën 15.02.2023. Nisur nga fakti se Tupançeski nuk është ministër nga 13 shkurti, ai nuk ka të drejtë nënshkrimi si ministër”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pranim-dorëzimi i detyrës nuk është obligim i ligjor, prandaj edhe Tupançeski dhe Nuhiu nuk kanë asnjë përgjegjësi juridike mbi nevojën e dorëzimit të detyrave tek pasardhësit të tyre. Praktikat e deritanishme kur resori ka ngelur pa ministër, por jo edhe pa zëvendësministër ka pasur në vitin 2019 kur Zoran Zaev përveç si kryeministër mori angazhimin të jetë edhe ministër i Financave për një kohë ta pacaktuar. Për shkak se për një vendim të tillë Zaev kishte njoftuar Kuvendin, pyetëm Qeverinë nëse Kovaçevski ka dërguar një njoftim të tillë në Kuvend i cili emëron dhe shkarkon ministra. Deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Tupançeski në pozitën e ministrit të Drejtësisë erdhi në janar të vitit 2022. Në vendin e tij pritet të emërohet propozimi i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button