Kolumbi, Fredi Rinkon humb betejën e fundit!

Legjenda e futbollit kolumbian dhe amerikano-jugor, Fredi Rinkon, ndrroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Ish-anëtari i Parmës, Napolit dhe Real Madridit, pësoi një aksident të tmerrshëm automobilistik në Kali, pak ditë më parë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku u konstatua se do të ishte një mrekulli e vërtetë, nëse do të shpëtonte. Mjekët luftuan për jetën e tij për disa ditë, por me gjithë përpjekjet, Rinkon u largua për në përjetësi.

Fredi Rinkon do të mbahet mend se ka luajtur me Kolumbinë tre herë në Kupat e Botës (1990, 1994 dhe 1998) dhe së bashku me Karlos Valderama mbajnë rekordin për numrin e paraqitjeve në Kupën e Botës për vendin e tyre (10 ndeshje).

Përveç Kolumbisë dhe Evropës, Fredi ka luajtur edhe në Brazil për skuadrat e Korintiansit, Santosit dhe Kruzeiron.

LEXO EDHE:

Back to top button