KOM dhe BFI formojnë “grup miqësie”

KOM dhe BFI formojnë “grup miqësie”

Komisioni për Marrëdhëniet me Komunitetet Fetare dhe Grupet Fetare, formon “grup miqësie” mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe Bashkësisë Fetare Islame (BFI) si dy subjektet më të mëdha fetare në vend. Grupi filloi me punë formalisht sot, ndërsa drejtori I Komisionit, Darjan Sotirovski tha se i njëjti do të jetë një mundësi e mirë për mirëkuptim dhe njohje mes të dyja palëve dhe do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të jetës shoqërore në vend.

“Duam të mundësojmë hapësirë që klerikët e ardhshëm fetarë të kenë kontakte mes vete, me çka në shumë segmente në jetesën shoqërore do të ken përmirësime kualitative. Bëhet fjalë për kornizë të rëndësishme që do ta zhvillojmë në katër module në periudhën e ardhshme dhe ajo që deri më tani e kemi bërë në nivele të ndryshme, tashmë do të ketë strukturë formale…”, deklaroi Darijan Sotivski, Komisioni për Marrëdhëniet me Komunitetet Fetare dhe Grupet Fetare. /A.B.

LEXO EDHE:

Back to top button