“Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raste të krimeve të luftës të kryera nga ushtarët rusë”

“Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raste të krimeve të luftës të kryera nga ushtarët rusë”

Gazetar: Lluka Andreev

Kombet e Bashkuara kanë prova se janë kryer krime lufte në Ukrainë, thotë shefja e UNHCR-së, Mishell Baçelet.

Sipas saj, edhe pse të dyja palët në luftë janë përgjegjëse për vdekjen e njerëzve të pafajshëm, shumica e viktimave i atribuohen sulmeve të forcave ushtarake ruse.

Vetëm në veri të Kievit, trupat e mijëra civilëve janë gjetur deri më tani – shumica si rezultat i ekzekutimeve të drejtpërdrejta.

“Shkalla e vrasjeve të pajustifikuara, përfshirë indikacionet e ekzekutimeve të shpejta në zonat në veri të Kievit, është tronditëse. Edhe pse kemi informacione për 300 vrasje të tilla, shifrat do të vazhdojnë të rriten me provat e reja. Këto vrasje të civilëve shpesh duken të jenë të qëllimshme, të kryera nga snajperistë dhe ushtarë”, tha Mishell Baçelet – UNHCR.

Disa nga të kthyerit në veri të Kievit, i cili nuk është më nën kontrollin rus, tregojnë tmerret e luftës. Mes tyre është edhe 14-vjeçari Juri, i cili ishte prezent gjatë ekzekutimit të babait të tij.

“Pas kësaj, ai qëlloi në duart e mia të ngritura, por plumbi vetëm më gërvishti gishtin e madh”, u shpreh Juri Nepoçirenko.

Kombet e Bashkuara kanë informacion për të paktën 200 fëmijë të vrarë, por thonë se numri është shumë më i lartë.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Antonio Guteres, pret që lufta të vazhdojë dhe tha se fokusi i të gjitha përpjekjeve diplomatike është tani në sigurimin e korridoreve humanitare.

Edhe sipas Uashingtonit zyrtar, lufta do të vazhdojë ndërsa presidenti ukrainas Zelenski kërkoi sërish ndihmë me armë dhe pajisje./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button