Kompletohet grupi i 16 skuadrave në Ligën e Konferencës

Kompletohet grupi prej 16 skuadrash që do të marrin pjesë në fazën e 1/8-ave të UEFA Conference League.

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e kthimit, teksa Anderlecht, Lazio, AEK Larnaca dhe Sheriff Tiraspol ishin të parat që morën një biletë për në turin tjetër.

Në mbrëmje ishte radha e Baselit, Fiorentinës, Gentit dhe Lech Poznanit që siguronin kualifikimin për në fazën tjetër të kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Të 8 këto skuadra do t’u bashkohen 8 ekipeve që mbyllën fazën e grupeve si kryesuese dhe do të presin shortin e planifikuar për nesër në orën 13:00, për të mësuar kundërshtarët.

Ekipet e kualifikuara në Ligën e Konferencës

Uest Ham

Nica

AZ Alkmaar

Slovan Bratislava

Viljaareal

Djugarden

Bashakshehir

Sivaspor

Ekipet e kualifikuara nga raundi i Play Off-it

Basel

Lacio

Anderleht

AEK Larnaca

Sherif Tiraspol

Fiorentina

Leh Poznan

Gent

LEXO EDHE:

Back to top button