Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni drejt Ponikvës dhe fshatit Beli po zhvillohet pa probleme, në një korsi.

Nga LAMM gjithashtu rikujtojnë se nga 15 nëntori, rruga Ohër-Resnjë, përmes Parkut Nacional të Galiçicës, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

LEXO EDHE:

Back to top button