Konfirmohet informacioni i Alsat, suspendohen dy policët

Konfirmohet informacioni i Alsat, suspendohen dy policët

Departamenti për Kontrollë të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike si dhe me shërbimet për kontroll të brendshëm në Kosovë dhe Shqipëri, dokumentoi rastin dhe kishte bisedë zyrtare me zyrtarët policorë.

Sipas raportit policor, ndaj policëve E.Sh dhe Z.R që pranuan ryshfet në vendkalimin kufitar do të parashtrohet kallëzim penal për “marrje ryshfeti”.

Po ashtu, nga policia shtojnë se ndaj tyre do të niset edhe procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore.

“Policët deri në përfundimin e procedurës disiplinore janë suspenduar nga vendi i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button