Konfiskohet drogë me vlerë 150 mijë euro, arrestohen pesë persona

Policia mbrëmë ka konfiskuar tre çanta me 54 pako mariuhanë vlera e të cilës, sipas vlerësimeve të para, është 150 mijë euro.

Nga ky opercaion janë arrestuar pesë persona, mes të cilëve, dy ish të punësuar në MBP, kanë bërë të ditur nga MPB.

Bëhet fjalë për kanal ndërkombëtar për tregti me drogë nga Shqipëria, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut me destinacion final Greqinë.

Nga MPB kanë njoftuar se hetimi ka filluar nga muaji i kaluar, ndërsa organizator është një 50-vjeçar nga Gjevgjelia.

LEXO EDHE:

Back to top button