Kongresi i ASH-së, Memedi: Spektakël për ta manipuluar opinionin
Kongresi i ASH-së, Memedi: Spektakël për ta manipuluar opinionin
Krahu i Ziadin Selës, kongresin e djeshëm të Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari e quan aheng dhe spektakël me qëllim për të manipuluar opinionin. Remzi Memedi, thekson se për t’u quajtur kongres i rregullt do të duhej të kishte delegatët të zgjedhur në Kongresin e rregullt të ASH në vitin 2022, ndërkaq për t’u quajtur i jashtëzakonshëm përsëri duhet të thirren delegatët që janë të deleguar dhe mandatuar nga anëtarësia. Duke pasur parasysh se nuk ka një vendim të plotfuqishëm të gjykatës, shtojnë nga ASH-ja e Selës, kongresi mbahet me shumicën e delegatëve të regjistruar në gjykatë nga kongresi i fundit zyrtar dhe legjitim. Këtë shumicë, thonë se e kishin vetëm ata në kongresin e IV ku Ziadin Sela u zgjodh kryetar. /Alsat.mk