Konjufca uron Nora Gjakovën: Sa madhështi, sa gëzim, sa krenari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike. Xhudistja kosovare shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke e ngritur në dy numrin e medaljeve të arta në “Tokyo 2020” dhe në tri në përgjithësi për vendin tonë. Konjufca shkroi se Kosova me këtë rast e rishkroi historinë, ndërsa nuk e la pa e përmendur edhe trajnerin e suksesshëm, Driton Kuka, i cili ka merita të mëdha për këto të arritura.

Postimi i plotë i Konjufcës:

URIME Nora Gjakova – kampione olimpike

Pas Distrias, edhe Nora stoliset me medaljen e ARTË. Kosova rishkruan historinë me shkronja të arta në Lojërat Olimpike. Sa madhështi, sa gëzim, sa krenari.

Vajzat e trajnerit Toni Kuka, më të merituarit për këto të arritura historike, përsërisin suksesin e Majlinda Kelmendit e cila mbetet Mbretëreshë në fronin botëror të xhudos – inspirim për brezat e ardhshëm dhe simbol i sportit të Kosovës dhe madhështisë mbarëkombëtare!

LEXO EDHE:

Back to top button