Konte, vë kushte drejtuesve të Totenhamit për të vazhduar kontratën

Trajneri i Totenhamit, Antonio Konte ka pranuar të vazhdojë kontratën e tij që skadon, por me një kusht. Sipas gazetarit Met Lou, Totenham Spurs do t’i kërkohet të shpenzojë në tregun e transferimeve në nivelin e Man. Sitit në vitet e ardhshme në mënyrë që të ndërtojë një skuadër të aftë për të sfiduar për titullin.

Trajneri gjithashtu kërkoi nga drejtuesit që të jenë të sinqertë në ambiciet e tyre. Italiani ka frikë se presidenti i klubit, Daniel Levi, fillimisht do t’i premtojë para për përforcim, e më pas nuk do t’i mbështesë fjalët e tij me vepra.

Konte mori Tottenhamin një vit më parë dhe në një kohë të shkurtër arriti të përfundojë me ekipin në “Top 4”. Skuadra aktualisht është në vendin e tretë në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button