Kontrolle parandaluese falas me rastin e Ditës botërore të zemrës

Në organizim të Institutit të Shëndetit Publik sot do të organizohen disa aktivitete për ngritjen e vetëdijes te popullata për stil të shëndoshë të jetesës dhe parandalim të faktorëve të rrezikut të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

Ngjarja kryesore do të mbahet në Parkun e Qytetit në Shkup prej orës 9:00 deri në orën 13:00, periudhë në të cilën qytetarët mund të kryejnë kontrolle falas (matje të shtypjes së gjakut, nivelin e sheqerit dhe nivelin e kolesterolit në gjak, peshën dhe gjatësinë e trupit), material propagandues me përmbajtje për zgjedhje të duhura për zemër të shëndoshë, si dhe këshilla të tjera shëndetësore nga personeli mjekësor.

Ngjarja është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Arsimit Fizik dhe Shëndetësor, me çka me ndihmën e rekuizitave do të demonstrohet nevoja nga aktiviteti i matur fizik në promovim të stilit të shëndoshë të jetës dhe zemër të shëndoshë.

LEXO EDHE:

Back to top button