Kordallov: Kritikat e Bërns, qëllimmira

Kordallov: Kritikat e Bërns, qëllimmira

Komunikologu Bojan Kordallov vlerëson se kritikat dhe këshillat e ambasadores amerikane Bërns janë qëllimmira dhe duhet të merren si pikënisje që pushteti menjëherë të fillojë të veprojë, shkruan Alsat.

Ai thotë se institucionet në vend veprojnë aq sa kanë presion nga opinioni dhe heshtja për kritika të tilla është bërë si diçka normale.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të gjithë jemi së bashku në këtë baltë dhe të gjithë jemi njësoj në këtë situatë dhe se është e rëndësishme t’i ndryshojmë punët fillimisht për vete. Kritikat, këshillat dhe dëshira për të ndihmuar e ambasadores dhe e të gjithë miqve tanë me qëllim të mirë nuk është që ta rregullojnë gjendjen në vendin e tyre por të ndihmojnë të përmirësohen gjerat për ne që jetojmë këtu. Të gjithë duam fillim negociatash me BE-në, anëtarësim të shpejtë në BE por duke harruar se nuk janë vetëm përfitimet që lidhen me rrogat dhe paratë por para së gjithash me standardin të cilin duhet ta arrijmë. Vlerësoj se partnerët tanë duhet gjithmonë hapur t’i thonë përvojat e tyre, veçanërisht kur financojnë, veçanërisht kur miliona, miliarda dollarë janë dhënë vetëm nga qeveria amerikane për t’u përmirësuar këto procese. Është shumë qëllimmirë që të jepen këshilla dhe që nga dita e radhës të ndërmerren veprime. Nuk bëhet vetëm praktikë, për fat të keq, por bëhet edhe diçka e pritshme dhe normale tek pushtetarët që të jepet aq transparencë sa ka presion nga mediat dhe qytetarët. Kjo është e keqe”, tha Bojan Kordallov, komunikolog./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button