Kordallov: Zgjidhjet kadrovike janë çështja më e rëndësishme për partitë

Kordallov: Zgjidhjet kadrovike janë çështja më e rëndësishme për partitë

Komunikologu Bojan Kordallov i ftuar në “Rruga drejt”, në Alsat M, vlerëson se zgjdhjet kadrovike janë çështja më e rëndësishme për partitë, e kjo pastaj shëndrrohet në mos dalje në votime dhe nëse nuk tejkalohet ky parim atëherë pret që zhgënjimi i njerëzve ndaj të gjitha blloqeve politike të rritet.

“Për fat të keq zgjidhjet kadrovike apo kush ku do të ulet është çështja më kryesore për partitë më shumë se 30 vjet dhe këtu ka pjesë edhe demotivimi i votuesve që të dalin në zgjedhje. E keni vënë re se në çdo cikël zgjedhor numri ulet, megjithatë duhet të kuptohet se edhe çështjet kadrovike janë të rëndësishme por jo edhe vendimtare. Por nga ana tjetër është e rëndësishme ta dimë se nëse i kemi njerëzit e vërtetë që i kanë, që kanë biografi dhe portfolio të veta ta bëjnë atë jo sepse bëjnë pjesë në parti do të mund ta ndryshojmë këtë gjë. Për fat të keq as në këtë rast e as paraprakisht kjo nuk është vërejtur dhe keni të drejtë kur thoni se është problem i madh. A do të arrihet të tejkalohet do të shohim, megjithatë nëse nuk arrihet ky si parim të tejkalohet atëherë pres që dalja në zgjedhje do të bie dhe zhgënjimi do të rritet dhe partitë më të mëdha në çdo bllok politik do e humbin mbështetjen”, u shpreh komunikologu Bojan Kordallov./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button