Koreja e Veriut e lufton Covid-19 me çaj xhenxhefili dhe ujë të kripur

Koreja e Veriut e lufton Covid-19 me çaj xhenxhefili dhe ujë të kripur

Koreja e Veriut po përballet me përhapjen e Covid-19, ndërkohë që popullsia është pavaksinuar, pa akses në barna efektive antivirale. Në fillim të vitit 2020, vendi mbylli kufijtë e tij në përpjekje për të izoluar veten nga pandemia.

Udhëheqja e saj deri më tani ka refuzuar mbështetjen e jashtme mjekësore.

BBC ka monitoruar mediat shtetërore, të cilat rekomandojnë trajtime të ndryshme tradicionale për t’u marrë me atë që quhet “ethet”.

Pije te nxehta

Për ata që nuk janë të sëmurë rëndë, gazeta e partisë në pushtet “Rodong Simnun” rekomandoi ilaçe, duke përfshirë çajin me xhenxhefil ose pije me gjethe shelgu.
Pijet e nxehta mund të qetësojnë disa simptoma të Covid-it, të tilla si dhimbje të fytit ose kollë, dhe të ndihmojnë në hidratimin kur pacientët humbasin më shumë lëngje se normalja.

Gjethja e xhenxhefilit dhe shelgut gjithashtu lehtësojnë inflamacionin dhe zvogëlojnë dhimbjen. Por ato nuk janë një trajtim për vetë virusin.

Ujë i kripur

Media shtetërore intervistoi së fundmi një çift që rekomandoi gargarën me ujë me kripë në mëngjes dhe në mbrëmje. Një “mijë ton kripë” ishin dërguar në Phenian, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Disa studime sugjerojnë që gargarka dhe shpëlarja e hundës me ujë të kripur, luftojnë viruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Por ka pak prova që ato ngadalësojnë përhapjen e Covid. Larja e gojës mund të vrasë virusin në laborator, zbuloi një studim. Por nuk është treguar bindshëm se ndihmon te njerëzit.

Covid-i merret kryesisht duke thithur pika të vogla në ajër nëpërmjet hundës dhe gojës, kështu që gargara sulmon vetëm një pikë hyrjeje. Dhe sapo virusi të ketë hyrë, ai përhapet thellë në organe, ku nuk mund të arrijë asnjë sasi e gargarës.

Ilaçet kundër dhimbjeve dhe antibiotikët

Televizioni shtetëror i ka këshilluar pacientët të përdorin ilaçe kundër dhimbjeve si ibuprofen, si dhe amoksicilinë dhe antibiotikë të tjerë.

Ibuprofeni dhe paracetamoli mund të ulin temperaturën dhe të lehtësojnë simptomat, si dhimbje koke ose dhimbje të fytit. Por ato nuk do ta largojnë virusin, ose nuk do ta parandalojnë zhvillimin e tij.

Antibiotikët, të destinuara për infeksione bakteriale dhe jo për viruse, nuk rekomandohen. Përdorimi i antibiotikëve në mënyrë të panevojshme rrezikon zhvillimin e viruseve rezistente.

Hulumtimet laboratorike sugjerojnë se disa mund të ngadalësojnë përhapjen e disa viruseve, përfshirë Covid. Por këto nuk janë të studiuara në raste konkrete.

LEXO EDHE:

Back to top button