Koronavirusi në Shqipëri, piku i infektimeve nuk është arritur ende

Koronavirusi në Shqipëri, piku i infektimeve nuk është arritur ende

Piku i infektimeve nga nënvarianti Ba5 ende nuk është arritur. Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik deklarojnë se kurba e pozitivitetit nga Covid-19 do të vijojë ngjitjen edhe për dy javët e ardhshme.

Mesi i muajit gusht parashikohet të shënojë kulmin e infektimeve nga kjo valë e koronavirusit. Megjithatë epidemiologët konstatojnë se rastet e rënda nga Ba5 janë shumë më të ulëta në raport me infektimet ditore.

Ashtu si në çdo valë të koronavirusit, Tirana kryeson për numrin më të lartë të infektimeve ditore. Rritja e të prekurve është vënë re në 50 bashki përfshi dhe zonat bregdetare ku ka popullsi të shtuar nga sezoni turistik.

Ekspertët vijojnë thirrjet për kryerjen e dozës së tretë dhe të katërt të vaksinës anti-Covid për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe rrezikun nga mutacionet e tjera në vjeshtë e dimër. Këtë periudhë, Ministria e Shëndetësisë vendosi të shtrijë procesin e vaksinimit edhe në plazhe duke e ofruar vaksinën anti-Covid në 20 qendra shëndetësore verore.

LEXO EDHE:

Back to top button