“Korridoret”, vazhdon debati për ndryshimet ligjore

“Korridoret”, vazhdon debati për ndryshimet ligjore

Komisioni për Çështje Evropiane edhe sot do të vazhdojë me debatin për Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve, të propozuara me flamur evropian dhe që duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e sotme, anëtarët e këtij komisioni duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për eksproprijim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

LEXO EDHE:

Back to top button