“Korridoret”, VMRO-DPMNE: Do t’i përdorim të gjitha mekanizmat për të penguar miratimin miratimin e ligjeve

“Korridoret”, VMRO-DPMNE: Do t’i përdorim të gjitha mekanizmat për të penguar miratimin miratimin e ligjeve

Gazetar: Ile Petrevski

Opozita akuzon Qeverinë për kryeneçësi. VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se do të bëjë gjithçka dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për të mos lejuar miratimin e ligjeve për Bektel dhe Enka me apo pa flamur evropian. Partia e Mickoskit thotë se është e padrejtë të mos ketë debat rreth projekteve të tilla të shtrenjta infrastrukturore që duhet të paguhen nga qytetarët.

“Nëse këto ligje miratohen me forcë, atëherë do të shohim vjedhjen më të madhe në historinë e Republikës së Maqedonisë. Deputetët e VMRO-DPMNE do të bëjnë çmos për të parandaluar këto ligje, por ne gjithashtu duam të kemi debat, një debat publik dhe të publikohet marrëveshja, por dikush po e fsheh këtë marrëveshje dhe po fsheh prapavijën”, deklaroi Vllado Misajllovski VMRO-DPMNE.

LSDM thotë se VMRO-DPMNE dëshiron të bllokojë me çdo kusht projektin strategjik dhe njëkohësisht projektin më të madh në infrastrukturë.

“Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat në dispozicion dhe nëpërmjet procedurës së duhur ligjore do të miratojmë ndryshime në pesë ligjet që garantojnë ndërtimin më të lirë dhe më të shpejtë të seksioneve të korridoreve”, u shpreh Daniella Nikollova, LSDM.

BDI akuzoi se VMRO-DPMNE dhe “E Majta” në Kuvend bllokojnë mbi 500 milion euro projekte për qytetarët dhe shtetin.

“Ligjet bëjnë të mundur lehtësimin dhe thjeshtimin e procedurave institucionale për të gjitha projektet kombëtare e strategjike të vendit, jo vetëm për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, por edhe për hekurudhat, projektet e energjisë”, thonë nga BDI.

“E Majta” tha se tashmë ka ngritur kallëzime penale për zyrtarët të cilët më parë kanë mundësuar keqpërdorimin e flamurit evropian dhe siç thekson pas rënies së regjimit antievropian, do të ketë ndjekje penale për zyrtarët të cilët gjithashtu do të shkelin ligjet dhe standardet evropiane në këtë rast. Nga zyra e BE-së në vend thanë se shfrytëzimi i procedurave të shpejta duhet të kufizohet dhe të zbatohet vetëm kur është e justifikuar për të çuar përpara agjendën e reformave të BE-së. Gjithashtu shtojnë se vendosja e ligjeve për Korridoret 8 dhe 10D me flamur evropian nuk është në përputhje me standardet e BE-së. Ata gjithashtu njoftuan se do të kërkojnë sqarime shtesë nga qeveria, mbi çfarë bazë pesë ligjet janë dorëzuar në Kuvend me flamur evropian. /Alsat.mk

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button