Kosova do të themelojë zyrën për asistencë të qytetarëve në Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ka vendosur të themelojë zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, e cila do të jetë në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Gjithashtu sot, ekzekutivi kosovar ka votuar për të dyfishuar vlerat e pagesave direkte për vitin 2020 me qëllim të zbatimit të programit për rimëkëmbje ekonomike në bujqësi.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa derisa kërkoi përkrahjen nga kabineti qeveritar për të dyfishuar vlerat e pagesave për bujqit vetëm për këtë vit, tha se vitin 2020 po e rikthejnë në vit të rimëkëmbjes për bujqësinë në vend.

Qeveria e Kosovës është pajtuar edhe për deklaratën e përbashkët ndërmjet Qeverisë se Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për t’i rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive.

Gjithashtu, qeveria kosovare votoi draftin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë se Republikës se Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes se mallrave.

LEXO EDHE:

Back to top button