Kosova me sulmues të ri për sfidat e muajit mars

Astrit Selmani do të jetë një nga prurjet e reja te kombëtarja e Kosovës në muajin mars, i cili pritet ta freskojë sulmin, duke e parë se në ndeshjet e fundit konkretizimi ka qenë më i dobët.

Sipas “Indeksonline”, trajneri Bernard Shalland, ka ftuar sulmuesin e Hamarbit për miqësoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjet kualifikuese kundër Suedisë dhe Spanjës.

Shallandes planifikon që t’i jap hapësirë 23 vjeçarit kundër Lituanisë. Kujtojmë se Selmani, në edicionin e kaluar te Varbergu, shënoi 15 gola në 24 ndeshje. Në janar, Selmani u transferua te Hamarb, që ka bashkëpronar futbollistin e njohur Zlatan Ibrahimoviq.

LEXO EDHE:

Back to top button