Kosova miqësore më 24 mars, në prag të eliminatoreve

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin mars kundër kombëtares së Lituanisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila konfirmon se kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Katër ditë pas kësaj miqësoreje, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës”, thuhet në njoftimin e FFK-së

LEXO EDHE:

Back to top button