Kosova regjistron 688 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 688 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet e IKSHPK-së, janë në bazë të 1.865 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve po ashtu nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 11 pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Që nga konfirmimi i rasteve të para në muajin mars, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 29.805.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, është 833, derisa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.

 

LEXO EDHE:

Back to top button