Kosovë/ 918 raste të reja me coronavirus

Kosovë/ 918 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 918 raste të reja me coronavirus, dhe një rast i vdekjes.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,557 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.90%.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,401 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me coronavirus në Kosovë janë 9,926

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button