Kosovë, betohen nëntë deputetët e Listë Serbe

Kosovë, betohen nëntë deputetët e Listë Serbe

Nëntë deputetë të Listes Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ata janë, Biljana Maksiq, Ksenija Bozoviq, Milan Joksimoviq, Milan Kostiq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq, Rados Mihajloviq, Svetislav Jokiq dhe Zoran Maksimoviq, transmeton Klankosova.tv.

Nëntë deputetët e rinj ishin në radhë pasi 10 të mëhershmit dhanë dorëheqje nga pozita.

Dorëheqjet e deputetëve si dhe shumë zyrtarëve tjerë serbë në institucionet e Kosovës, kanë nisur në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120.

LEXO EDHE:

Back to top button