Kosovë, shtatë të vdekur dhe 92 raste të reja me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 7 viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive, me shifrat e fundit, ka arritur në 14.119 raste.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546.

Numri i rasteve aktive është 3.010.

Të shtunën, Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, pas vlerësimit që i është bërë situatës epidemiologjike me COVID-19, ka bërë të ditur se edhe përkundër një rënie të lehtë të numrit të rasteve me koronavirus, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 do të mbesin në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ende mbesin sfida serioze sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button