Kovaçevski e Mickoski nuk do të flasin për Kodin Zgjedhor

Kovaçevski e Mickoski nuk do të flasin për Kodin Zgjedhor

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kodi zgjedhor nuk do të jetë ndër temat që do të fliten në takimin e nesërm të liderëve Kovaçevski dhe Mickoski. Edhe nga LSDM-ja, edhe nga VMRO-DPMNE-ja thonë se për këtë temë do të diskutohet një herë tjetër

“Të lejojmë që fillimisht të kalojë takimi i liderëve sepse është e qartë se ndryshime kushtetuese me diktim të jashtëm nuk do të ketë. Duhet t’i kushtohet rëndësi asaj e se çfarë do të bëjë Maqedonia pasi të dështojnë ndryshimet kushtetuese. Kjo është një nga çështjet që imponohen por le të kalojë takimi dhe këto tema do të trajtohen ashtu siç duhet”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

“Në takim do të flitet para së gjithash për vendimet të cilët duhet të sillen në Kuvend me qëllim që të vazhdojë integrimi evropian i vendit si dhe për qasjen e shtetit, të institucioneve dhe të aktorëve politik në drejtim të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me fqinjët tanë. Se për cilat tema do të flitet saktë mbrëmë u tha saktë dhe nga kryeministri kështu që dihet tashmë se cilat tema do të hapen”, theksoi Daniella Koleva, LSDM.

Grupi i punës për kodin zgjedhor i përbërë nga ekspertët dhe përfaqësues të partive politike do të takohet përsëri nesër për të definuar rregulloren e punës dhe për të filluar shqyrtimin e disa prej rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së. Megjithatë VMRO-DPMNE-ja nuk është pjesë e tij. Pjesët ku partitë kanë pasur përplasje është modeli zgjedhor me një njësi dhe listat e hapura. Së fundi duket se qëndrimet e pjesës më të madhe të tyre deri diku përputhen sidomos me pajtimin e BDI-së për modelin me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Partitë politike nuk i kanë dhënë vetes afat për zbatimin e ndryshimeve eventuale të modelit zgjedhor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button