Kovaçevski: Korridoret do të ndërtohen dhe vendi do të integrohet në BE

Kovaçevski: Korridoret do të ndërtohen dhe vendi do të integrohet në BE

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se korridoret 8 dhe 10-D do të ndërtohen dhe se vendi do të integrohet në Bashkimin Evropian, njësoj siç u anëtarësua në NATO. Sipas tij do të zhgënjehen të gjithë ata të cilët vendit ia dëshirojnë të kundërtën.

“Korridori 8 do të filloj të ndërtohet, korridori 8 do të ndërtohet dhe korridori 10-D. Ashtu që të gjithë ata që nuk duan ta shohin shtetin me infrastrukturë moderne, që nuk duan ta shohin shtetin të lidhur me vendet e rajonit, që nuk duan ta shohin shtetin pjesë e Bashkimit Evropian, për fat të keq më duhet t’i dëshpërojmë sepse do të ketë edhe korridor 8 dhe korridor 10-D dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian, njësoj sikurse që kishte anëtarësim në NATO”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button