Kovaçevski: Qoftë e përjetshme Dita e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori

Kovaçevski: Qoftë e përjetshme Dita e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmes një postim në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetorin.

“Sot festojmë fillimin e kryengritjes antifashiste dhe të Luftës Nacionalçlirimtare kur në vitin 1941 heronjtë tanë, luftëtarët e LNÇ-së, zgjodhën me guxim dhe bashkim anën e duhur, anën e lirisë, të drejtësisë, të mbarë njerëzimit progresiv , dhe më në fund luftuan për ideale të lirisë dhe të paqes. Lëvizja fitimtare antifashiste nacionalçlirimtare, në seancën e parë të KAÇKM-s, zyrtarizoi idealin për shtetin maqedonas dhe ne si qytetarë jemi dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës! Ne vazhdojmë rrugën e tyre në të njëjtin drejtim, duke zgjedhur përparimin dhe paqen e vendit dhe duke krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Të bashkuar, në krahun e vërtet ecim përpara! Fitoret tona më të mëdha në të kaluarën, për të bërë sukseset më të mëdha në të tashmen dhe të ardhmen”, thekson Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button