Kovaçevski: Vota pro ndryshimeve kushtetuese është votë për ardhmërinë evropiane të vendit

Kovaçevski: Vota pro ndryshimeve kushtetuese është votë për ardhmërinë evropiane të vendit

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, pas takimit me kreun e VMRO-DPMNE-së tha se vota pro ndryshimeve kushtetuese, nënkupton dhe votë për ardhmërinë evropiane të vendit.

“Do ta integrojmë vendin në BE apo do ta lemë të izoluar. Për shtetin është më mirë që të integrohet në Bashkimin Evropian sesa të mbetët i izoluar. Qëllimi imë dhe i Qeverisë është që ky proces i integrimit të jetë i suksesshme. Edhe partnerët tanë strategjik, përfshi dhe SHBA-në vlerësojnë se tani është momenti për integrimin e vendit. Andaj ndryshimet kushtetuese janë çelësi i vetëm dhe vota pro ndryshimeve kushtetuese është votë për ardhmërinë evropiane të vendit. Shteti duhet të miratoj vendimin strategjik me çka do të hapim rrugën evropiane”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shprehu gatishmëri që gjysmën e resorëve të cilat i drejtojnë funksionarë të partisë së tij, tua lë përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe shtoi se kjo nuk është luftë për pushtet, por luftë për ardhmërinë e vendit, dhe nga kjo nuk do të heq dorë.

“Për Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në është e rëndësishme që të jenë pjesë e Qeverisë, andaj propozova që bashkë t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, dhe menjëherë të nesërmen VMRO-ja të hyjë në qeveri me çrrastë LSDM-ja d t’i liroj gjysmën e vendeve të saj për përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Në këtë mënyrë do të bashkojmë të gjitha partitë që janë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Në këtë mënyrë ajo Qeveri në të cilën do të jenë t përfshira të gjitha partitë politike, do ta përmbyll procesin e ndryshimeve kushtetuese dh do t’i hap kapitujt, madje edhe mund të mbyll një ose dy kapituj. Po kjo qeveri do të mund t’i organizoj edhe zgjedhjet e ardhshme”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button