Krasniqi kalon në finale, mund edhe spanjollen Soler

Distria Krasniqi ka siguruar tjetër medalje të vlefshme. Ajo u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Podgoricë. Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler. Ndaj saj fitoi me Ippon të bukur.
Në finale Krasniqi do të përballet me italianen Xhiufrida, e cila është një prej legjendave të kategorisë deri 52 kilogramë. Pak javë më parë ishte në një kamp në Pejë. Por nuk zhvilloi asnjë luftë më Distrinë. Këtë nuk e bën asnjëherë.
Distria e Xhiufrida janë përballur plot 11 herë. Xhudistja kosovare ka shtatë fitore, ndërsa katër i ka fituar italiania. Distria në fakt kishte humbur tri luftërat e para me Xhiuffridan, që është kampione në fuqi e botës. Më pas e mposhti tri herë rresht, pësoi një humbje dhe sërish është në seri prej tri fitoreve.
Distria ndaj Xhiufridas fitoi në finalen e Evropianit të kaluar e po ashtu në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në Paris. E kishte mposhtur edhe në gjysmëfinale të Evropianit 2023.