Kreu i Wagnerit: Ushtria ruse është larguar nga Bakhmuti

Kreu i Wagnerit: Ushtria ruse është larguar nga Bakhmuti

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar ushtrinë ruse po tërhiqet në veri të Bakhmutit, duke lënë të ekspozuar krahët e luftëtarëve të tij.

Luftëtarët e grupit famëkeq Wagner kanë qenë në krye të sulmit në Bakhmut në lindje të Ukrainës, në të cilin po zhvillohen betejat më të përgjakshme dhe më të gjata.

Prigozhin, i cili ka akuzuar në mënyrë të përsëritur eprorët e lartë ushtarakë të Rusisë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbështetur njerëzit e tij, i kërkoi ministrisë së Mbrojtjes të bënte gjithçka që mundej për të mbrojtur krahët.

“Fatkeqësisht, njësitë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë tërhequr deri në 570 metra në veri të Bakhmutit, duke ekspozuar krahët tanë”, tha ai në një audio mesazh.

“I bëj thirrje udhëheqjes së lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, publikisht, sepse letrat e mia nuk po lexohen, ju lutemi mos hiqni dorë”, shtoi Prigozhin.

Lutja e tij vjen pasi Ukraina pretendoi se kishte rimarrë terren në qytet gjatë ditëve të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button