Krijohet roboti për vjeljen e mjedrave

Krijohet roboti për vjeljen e mjedrave

Një përqindje e konsiderueshme e tokës së punueshme në planet përdoret për bujqësi e megjithatë situata e urisë globale e siguria ushqimore janë në krizë. Josie Hughes e cila është inxhiniere mekanike, e cila beson se teknologjia mund të ndihmojë në mbushjen e disa prej boshllëqeve, është e angazhuar në krijimin e një roboti që mund të asistojë vjelje. Roboti i saj, mund të mbledhë mjedra me ndihmën e inteligjencës artificiale duke ndihmuar kështu në bërjen e bujqësisë më efikase dhe me kosto efektive, si dhe në zgjidhjen e mungesës së fuqisë punëtore. Hughes thotë se avantazhet e tyre nisin me faktin që mund të punojnë për 24 orë në ditë pa u lodhur. Ata ofrojnë po ashtu një proces më preciz vjeljeje, i mbledhin kokrrat vetëm kur ato të jenë të pjekura, gjë që mund të reduktojë mbetjet dhe të përmirësojë cilësinë. Robotët gjithashtu mund të mbledhin të dhëna krahas korrjes: për shembull, informacion për fermerët për sasinë e frutave ose cilësinë e tyre. Pritet që roboti i mjedrave të jetë gati për përdorim në 2 apo 3 vitet e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button