Kristofer Nkunku, vazhdon qëndrimin te Lajpcigu

Kristofer Nkunku ka rinovuar kontratën me skuadrën e Lajpcigut. Ylli francez, ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën gjermane. Ndërkohë faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar rinovimin, përmes një postimi ku përcillen fjalët e Nkunku.

“Jam i lumtur të vazhdojë ta vesh fanellën e Leipzig. Pas suksesit të madh në Kupën e Gjermanisë, ishte e qartë. Rruga ime nuk përfundon këtu – ne duam më shumë”, ka thënë Nkunku.

Në 51 ndeshje zyrtare mes kampionatit, Kupës dhe garave evropiane, Nkunku ka realizuar 35 gola, derisa ka asistuar në 20 të tjerë.

Real Madridi, Bajern Munihu, PSZH, Barcelona, Juventus, Milani, Man. Junajted, Man. Siti, Çellsi e Arsenali, janë vënë pas francezit, derisa Lajpzigu po kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Kontrata e re e Nkunku e mbanë lojtarin në skuadër deri në vitin 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button