Kriza ekonomike/ Qytetarët harrojnë festat, mendojnë s’i do ta kalojnë dimrin

Kriza ekonomike/ Qytetarët harrojnë festat, mendojnë s’i do ta kalojnë dimrin

Gazetar: Ardit Ramadani

Në Shkup sot mungonte fryma e festës, ata pak qytetarë të cilët kishin dalë në shesh na thanë se kriza ekonomike ju ka ndryshuar mënyrën e festimit të 11 tetorit, shkruan Alsat.

“Kur krisi pushka e parë në Prilep dhe Kumanovë. Tash momentalisht populli është në huti, nuk dinë më si të reagojnë me këtë krizë, me të ngrënit, me shtrenjtimin, nuk e dinë se me çfarë do të ngrohen”, tha një qytetar.

“Sigurisht, përndryshe shpirtërisht të gjithë festojmë. Kriza ekonomike gjithçka ka ndryshuar. Kemi festuar ndryshe vitin e kaluar, me skarë, ne jemi fëmijët e Titos, kjo dihet se ishte lufta kundër fashizmit në Prilep dhe Kumanovë. Maqedoninë e duam, por buka e bën të veten”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Vitin e kaluar ishte shumë mirë, këtë vit njerëzit vetëm mendojnë se si thellohet kriza dhe tani varet prej qeverisë tonë se çfarë vendime do të sjellë me kryeministrin, sepse nëse ndërmerren masa për njerëzit në nevojë, do të jetë shumë mirë”, theksoi një qytetar.

“Kështu krize nuk ka pasur, si që është tani, s’ka qenë kurrë”, tha një qytetar.

Dita e kryengritjes popullore, nga ana e Qeverisë u shënua në Kumanovë nën moton “Gjithmonë në anën e drejtë”. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button