Kriza energjitike, Sondazhi: 60% e britanikëve mezi paguajnë faturat e muajit

Kriza energjitike, Sondazhi: 60% e britanikëve mezi paguajnë faturat e muajit

Gati 32 milionë njerëz, ose ndryshe 60% e qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar po luftojnë çdo ditë për të paguar faturën e energjisë elektrike, njofton Autoriteti I Sjelljes Financiare në Britani (FCA).

Në sondazhin e kryer së fundmi, është vënë re se pamundësia ekonomike e britanikëve për të paguar faturat është rritur ndjeshëm që prej periudhës së pandemisë së Covid019 në vitin 2020.

Aktualisht, britanikët po përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Hulumtimi i FCA-së tregon se më shumë se 4.2 milionë njerëz në Britani nuk kanë pasur mundësinë të paguajnë faturat e energjisë ose kreditë gjatë muajve të fundit në vend.

Ndërkohë në vitin 2020 shifrat ishin 3.8 milionë.

“Një në katër të rritur në Britani po përjetojnë vështirësi financiare ose mund të gjenden shpejt në një situatë të vështirë nëse pësojnë një krizë financiare ,” tha FCA në një deklaratë.
Ky sondazh tregoi gjithashtu se 27% e njerëzve me ngjyrë thanë se po luftonin për të paguar faturat e tyre, krahasuar me 15% të të gjithë qytetarëve në Britani.

FCA theksoi ndër të tjera se sondazhi i saj është më i madhi i këtij lloji që ka kryer ndonjëherë, me më shumë se 19,000 njerëz të pyetur midis shkurtit dhe qershorit të këtij viti.

LEXO EDHE:

Back to top button