Kroaci, Mariç: Kriza nga COVID-19 shkaktoi një kosto prej 1,46 miliardë eurosh


Në Kroaci, kriza e shkaktuar nga epidemia e COVID-19 deri më tani ka gjeneruar një kosto direkte prej 1,46 miliardë eurosh në arkën publike, më shumë se gjysma e të cilave u shpenzuan për mbështetje dhe subvencione për ruajtjen e vendeve të punës, njoftoi sot ministri kroat i Financave, Zdravko Mariç.

“Masat e ndihmës për kompanitë, me transferime prej rreth 800 euro bruto për secilin punëtor të mbajtur, deri më tani kanë gjeneruar shpenzime prej 900 milionë eurosh”, tha Mariç.

“Pjesa e mbetur, rreth 560 milionë, ka të bëjë me kostot e jashtëzakonshme të bëra nga sistemi shëndetësor dhe ndihmat për autoritetet lokale, të nevojshme për funksionimin normal të tyre”, vazhdoi ai.

Sipas Mariç, tkurrja më e vogël e vërejtur është kryesisht për shkak të vendimit të qeverisë për ta mbajtur vendin pothuajse plotësisht të hapur gjatë verës, për të ndihmuar turizmin.

LEXO EDHE:

Back to top button