Kroaci, në dy muaj sekuestrohen më shumë euro false sesa në gjithë vitin 2022

Kroaci, në dy muaj sekuestrohen më shumë euro false sesa në gjithë vitin 2022

Që nga kalimi në euro më 1 janar të këtij viti, në Kroaci janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e kartëmonedhave të falsifikuara.

Sipas informacioneve vetëm këtë vit në Bankën Kombëtare Kroate u zbuluan gati 300 kartëmonedha false euro, më së shumti në prerje prej 50 euro – gati 200.

Kjo do të thotë se në më pak se dy muaj janë zbuluar më shumë kartëmonedha euro të falsifikuara sesa gjatë gjithë vitit të kaluar.

Rritja e madhe e kartëmonedhave euro të falsifikuara u vu re më së shumti nga restorantet,.

Ata që kapen nga policia me kartëmonedha false dënohen me burgim deri në 10 vjet, ndërsa ata që pa vetëdije marrin para false dhe i kalojnë me vetëdije dënohen me 3 vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button