Kroacia deporton emigrantët në Bosnje

Kroacia deporton emigrantët në Bosnje

Një grup prej 93 emigrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa.

Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt.

Mustafa Ruzhniç, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa, nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë kufitare.

“Kam kërkuar informacione nga Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Shërbimi për çështjet me të huajt dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, se për cilët migrantë bëhet fjalë dhe pse ata u zhvendosën nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë”, tha Ruzhniç për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se ai ende nuk ka marrë përgjigje.

Shërbimi për çështjet me të huajt nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me deportimin e emigrantëve nga Kroacia.

 

LEXO EDHE:

Back to top button