Kroacia e treta në “Katar 2022”, mund Marokun me 2-1

Kombëtarja e Kroacisë është fituese e përballjes për vendin e tretë në Botërorin “Katar 2022”, duke mundur kombëtaren e Marokut me rezultat 2-1. Në këtë mënyrë Kroacia mbyll edicionin e 22 të Botërorit në Katar, në vendin e tretë, duke lënë pas kombëtaren e Marokut dhe befasinë më të madhe në Katar.

Kroacia e para kaloi në epërsi përmes Joshko Gvardiol, ndërsa në anën tjetër, Fari barazoi shifrat në 1-1. Dhe dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Orshiç vendos shifrat përfundimtare, duke përsëritur suksesin e vitit 2002.

LEXO EDHE:

Back to top button