Kroacia rikthen kufizimet


Kroacia do të rikthejë kufizimet pas rritjes rekord të rasteve të COVID-19, tha ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinoviç, ndërkohë që vendi raportoi sot 358 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e lartë ditore në vend që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kufizimet do të rivendosen në rajonin e Split-Dalmatias nga mesnata e së mërkurës.

“Nga e enjtja, maskat do të jenë të detyrueshme në të gjitha zonat e mbyllura me më shumë se tre persona”, theksoi në një konferencë për shtyp kreu i Ekipit rajonal për Menaxhimin e Krizave, Luka Brkic.

Vënia e maskës do të jetë e detyrueshme në kafene dhe restorante, ndërsa nuk ha ose pi, si edhe në muze dhe shërbime fetare.

Dasmat dhe funeralet do të kufizohen në 50 persona dhe festimet familjare në 20, ndërsa vizitat në azilet e të moshuarve do të pezullohen.

Palestrat dhe qendrat sportive do të mbyllen.

LEXO EDHE:

Back to top button