Kroacia vendos masa kufizuese shtesë për frenimin e COVID-19


Kroacia filloi sot vendosjen e masave kufizuese shtesë për të frenuar një shpërthim të ri të Covid-19.

Vendi, i cili aktualisht ka rreth 820 000 turistë të huaj, përfshirë shumë gjermanë dhe austriakë që pushojnë në brigjet e tij, raportoi 180 infeksione të reja të enjten dhe 208 të tjera të premten.

Të dyja ishin shifrat më të larta deri tani.

Që nga shpërthimi, Kroacia ka raportuar 6 258 infeksione dhe 163 vdekje.

Sipas rregullave të reja, kafenetë, restorantet dhe klubet e natës duhet të mbyllen në mesnatë.

Nëse një infeksion koronavirusi gjurmohet përsëri në një lokal specifik, ai mund të mbyllet për një periudhë të caktuar.

Rritja e shpejtë e numrave në Kroaci e nxiti Austrinë të këshillojë shtetasit e saj të kthehen në shtëpi deri të hënën.

Edhe Italia vendosi kufizime të udhëtimit drejt Kroacisë.

Zëdhënësi i qeverisë sllovene, Jelko Kaçin gjithashtu la të kuptohet se Kroacia mund të renditet në listën e kuqe brenda ditëve, ndërkohë që Serbia urdhëroi një test të detyrueshëm koronavirusi për pasagjerët që vijnë nga Kroacia.

Megjithatë, zyrtarët e Zagrebit minimizuan numrin në rritje të infeksioneve me koronavirus dhe justifikuan hapjen e hershme dhe gati të plotë për turistët me varësinë masive të Kroacisë nga turizmi.

“Ne e pranuam me vetëdije këtë rrezik dhe vendosëm të lejojmë që jeta dhe turizmi të vazhdojnë. Pa turizmin, i cili është një nga industritë kryesore të Kroacisë, do të ishte shumë më keq”, tha ministri i Shëndetësisë Vili Beros.

“Ne ende mendojmë se është e kontrollueshme”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button