Kroos, gjermani me më shumë paraqitje te “Los Blancos”

Toni Kroos ishte pjesë e Realit kundër Real Sosiedadit në ndeshjen e tij të 309-të me fanellën e “Los Blancos”. Me këtë shifër, ai parakaloi Uli Shtilike, si lojtari gjerman me më tepër paraqitje në historinë e Real Madridit. Kroosi mori një fanellë përkujtimore nga presidenti Perez pas ndeshjes, me numrin 309, ndërsa Realit iu bashkua në verën e vitit 2014.

 

 

“Unë preferoja ta festoja këtë shifër me një fitore, por le ta shijojmë pikën që morëm dhe të mendojmë për ndeshjen e së dielës. 309 ndeshje janë një numër i mirë. Ndihem i lumtur dhe shpresoj se do të luaj edhe shumë ndeshje për Real Madridin. Shpresoj të jem edhe për disa vite këtu, aq sa mundet trupi im,” tha mes tjerash gjermani për “Realmadrid TV”.

Kujtojmë se në 309 ndeshjet zyrtare me Real Madridin, Kroos ka shënuar 21 gola dhe ka fituar 3 Liga Kampionësh, 4 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa Europiane, 2 La Liga dhe 2 Superkupa Spanjolle.

LEXO EDHE:

Back to top button