Kryeministri nuk shkoi në Sindikatë, pas ftesës për të firmosur marrëveshjen për rritjen e pagave në administratën e gjyqësorit

Kryeministri nuk shkoi në Sindikatë, pas ftesës për të firmosur marrëveshjen për rritjen e pagave në administratën e gjyqësorit

Gazetar: Angell Dimovski
Kryeministri Hristijan Mickoski, nuk u paraqit në Lidhjen e Sindikatave, për të nënshkruar marrëveshjen me SPOGJ-in për rritjen e pagave për 40 për qind në administratën e gjyqësorit, si dhe për rritjen e pagës minimale dhe të gjitha pagave të tjera, tha sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov. Sipas tij autoritetet filluan “ankandin” për pagat vetëm pasi punëtorët dolën në protestë.

“Prioriteti jonë është rritja e pagave të punëtorëve dhe kjo është arsyeja pse dolëm në protestën e madhe të punëtorëve, me mijëra punëtorë krah për krah. Natyrisht, prioritetet e Qeverisë janë krejtësisht të ndryshme, prandaj sot nuk u shfaqën ta rrisin pagën minimale në 600 euro, për të rritur të gjitha pagat e tjera me 6,000 denarë, si dhe të rrisin pagat e punonjësve administratës për 40 për qind,“ deklaroi Slobodan Trendafilov – Kryetar i LSM-së.

Sipas Trendafilovit, deputetët nuk caktuan seancë ashtu siç kërkuan sindikatat, ndërsa qëllimi i tyre është që të mos humbasin mëditjet e tyre.

” Qytetarët duhet të kuptojnë se këta deputetë nuk kujdesen për punëtorët. Imagjinoni, ata nuk caktuan asnjë seancë të vetme plenare pas njoftimit tonë për të bllokuar parkingun e Kuvendit, ku ata nuk do të jenë në gjendje të vijnë me automjete zyrtare, dhe atë ditë ata nuk do të jenë në gjendje të arkëtojnë shpenzimet e udhëtimit prej 150 deri në 250 euro vetëm për të ardhur në punë,” tha Slobodan Trendafilov – Kryetar i LSM-së.
Sindikata nesër pritet të vendos për hapat e radhës, sidomos për bllokadat dhe protestat e paralajmëruara. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button