Kryesia e sapozgjedhur e BDI-së nis aktivitetet me degët

Kryesia e sapozgjedhur e BDI-së nis aktivitetet me degët

BDI-ja i rikthehet takimeve me degët partiake. Kryesia e re e BDI-sw, pas zgjedhjes së saj ka intensifikuar takimet në rajonet e njësisë zgjedhore 6.

Përmes aktivizimit të Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, anëtarë të kryesisë së re kanë dalë në terren, në komunikime me strukturat, krerët e komunave si dhe qytetarët. Kjo vjen menjëherë pas formimit të organeve të partisë.

Në takimin dhe trajnimin e bashkë partiakëve për identifikimin e votuesve ishin kryesisht figurat e porsazgjedhura në organet partiake, ndër to nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, nënkryetarja e re Arbana Pasholli, sekretari i ri Organizativ Blerim Bexheti, sekretari i ri i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti, kreu i degës së Gostivarit Valdet Xhaferi, drejtori i institutit “Abdilaqim Ademi”, Bejtulla Ademi.

Takimi i radhës nën moton “Identifikimi i votuesve” është mbajtur në Strugë. Degët pjesëmarrëse ishin Tetova, Gostivari, Tearca, Zhelina, Jegunoci, Vrapçishti, Bërvenica, Bogovina, Haraçina, Studeniçani, Çashka dhe Velesi, përkatësisht gati 1/3 e degëve të BDI-së./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button