Kryetari i vendosur nga Rusia i qytetit ukrainas plagoset në një shpërthim

Andrei Shevchuk, kryetari i emëruar nga Rusia i qytetit të okupuar ukrainas, Enerhodar, është plagosur në një shpërthim të dielën, ka njoftuar një zyrtar ukrainas dhe një agjenci ruse e lajmeve.

Shevchuk, i cili u emëruar kryebashkiak i qytetit pranë termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, është në kujdes intensiv pas sulmit, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve RIA, transmetoi Reuters.

“Ne kemi konfirmim të saktë se gjatë shpërthimit, kreu i vetëshpallur i ‘administratës popullore’ Shevchuk dhe truprojat e tij u plagosën”, ka thënë Dmytro Orlov, të cilin Ukraina e njeh si kryebashkiak i qytetit në një postim në Telegram.

Enerhodar është një qytet me një popullsi prej mbi 50,000. Shumë banorë punojnë në dy termocentralet që ndodhen pranë qytetit, njëri prej të cilëve është termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, stacioni më i madh bërthamor në Evropë.

Ukraina ka shprehur shqetësimet më parë se pushtimi i këtij qyteti nga Rusia rrit rrezikun e një katastrofe bërthamore.

LEXO EDHE:

Back to top button