Ku përfundojnë paratë nga shatërvani i Trevit në Romë?

Nëse keni vizituar ndonjëherë Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi, ashtu siç bëjnë mijëra turistë çdo ditë.
Pyetja është – çfarë ndodh me gjithë ato para në fund?
Sipas besimit fillestar, një gotë ujë nga ky shatërvan nënkuptonte fat dhe kthim të shpejtë në “Qytetin e Përjetshëm”. Me kalimin e kohës, kjo legjendë evoluoi në besimin se hedhja e një monedhe mbi shpatullën e majtë, me shpinën përballë shatërvanit, do të siguronte një kthim të shpejtë në qytet.

Sot këto para mblidhen nga punëtorët e organizatës bamirëse katolike “Caritas”, e cila i përdor për të blerë ushqime për të varfrit, si dhe për të realizuar programe të ndryshme sociale. Ndihma financiare arrin në më shumë se 200 vende në mbarë botën.

Nga shatërvani mblidhen rreth 3000 euro çdo ditë, që është rreth 1.26 milionë dollarë në vit.

Madje ekziston një supermarket i veçantë në pronësi të organizatës “Caritas”, ku që nga viti 2008 qytetarët më të rrezikuar të Romës blejnë sende ushqimore.

LEXO EDHE:

Back to top button