Kuadrado: Shumë gabime të arbitrave ndaj nesh, nuk është rastësi

Huan Kuadrado ishte I dëshpëruar pas barazimit 1-1 ndaj Bolonjës në transfertë, ku vendasit ishin të parët që hapën rezultatin.

 

“Sigurisht që ka pak keqardhje për lojën, ishte e rëndësishme të fitonim. Ne patëm shumë raste, krijuam, por nuk ishim vdekjeprurës në kuadrat. Natyrisht, kemi edhe pak zemërim… Sigurisht që është e pabesueshme që në këto nivele monitori i VAR nuk funksionon, sepse më parë ka pasur një faull shumë të qartë. Kjo prish gjithë punën në fushë. Ne luftojmë për të fituar, por është e vështirë kështu,” tha në fillim Kuadrado në mikrofonat e Dazn në lidhje me penalltinë e kthyer në gol nga Orsolini, që i dha avantazhin momental Bolonjës.

 

“Të ndikuar nga episodi?

Ne hymë në fushë me dëshirën për të arritur rezultat pozitiv. Nuk është rastësi, ka pasur edhe episode të tjera me ne. Ne përpiqemi të ecim përpara, edhe arbitrat bëjnë gabime, ky është futbolli. Ne do të luftojmë deri në fund”.

 

Kuadrado analizoi në hollësi ndeshjen Bolonja-Juve.

 

“Ndonjëherë përgatitesh si duhesh, por nuk merr atë që do. Futemi në fushë me cilësinë dhe lojtarët që kemi, edhe me forcën e trajnerit gjithashtu, përpiqemi të marrim rezultate pozitive në një sezon të vështirë.

Me forcën e të gjithëve po përpiqemi të ecim përpara. Kjo është forca e Juventusit, të luftojmë kundër gjithçkaje. Duhet ta ndjekim këtë rrugë deri në fund. Çfarë do të duhet për t’u kualifikuar në Champions? Sigurisht që na mungojnë shumë pikë të lëna rrugës, duhet të japim më të mirën nga vetja. Mendoj se ndeshje pas ndeshjeje kemi cilësinë për të arritur rezultate pozitive në këto ndeshje që kanë mbetur për t’u luajtur, ” tha në fund Kuadrado.

LEXO EDHE:

Back to top button